Qendra Hulumtuese Teknologjike JUB

Formimi

Qendra hulumtuese teknologjike JUB (shkurtesa TRC JUB) është themeluar me 1.1.2008 nga riorganizimi i grupacionit JUB, të cilën e diktuan kërkesat dhe vetëdija e tregut që mirëqenia e shoqërisë qëndron në një zhvillim të fortë vendor.  Ajo u krijua nga departamenti i zhvillimit të kompanisë JUB d.d. dhe tani është njëra nga bijat nën ombrellën e kompanisë JUB-H d.d. TRC JUB punëson më shumë se 35 procesionist të rinj në shkencë, shumica nga fusha e kimisë dhe ndërtimtarisë, duke filluar nga teknikët e inxhinjierët e deri tek magjistrat e doktorët e shkencës.

Misioni dhe aktivitetet

Misioni i TRC JUB është "Të krijojmë inovacione, ta ruajmë energjinë me produkte dhe teknologji të këndshme për përdoruesin dhe ambientin, të cilat jashërbejnë për mbrojtjen, sanimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave." 

Detyrat kryesore të qendrës janë zhvillimi i produkteve dhe teknologjisë për shtresat përfundimtare në ndërtimtari si dhe trajnimi e edukimi nga kjo fushë i personave brenda grupacionit JUB si dhe jasht saj. 

Në JUB TRC zënë vend të rëndësishëm JUB Akademia e cila ka hapsira të furnizuara në mënyrë moderne. Për edukim dhe trajnim kemi në dispozicion poligonin për mësim si dhe shtëpinë model, në të  cilat mund ta tregojmë gamën e gjërë të produkteve tona, aplikimin e drejtë të tyre, si dhe vurjen e saktë në vepër të detajeve më komplekse të ndërtimit.

Qëndrueshmëria dhe inovacionet e garantuara

Ndërtesa është inovative dhe energji-efektive si brenda ashtu edhe jasht. Në fasadën jugore të objektit  është poligoni hulumtues i fasadave, i vetmi i llojit të tij në Evropë si laborator për studimin e sistemeve termoizoluese. Ndër përparësitë kryesore dobisjellëse të qendrës janë komorat klimatike, atrakcion i veçantë i qendrës është "shtëpia në shtëpi", e ashtuquajtura shtëpia rrotulluese, e cila është në katin e parë të objektit. Kryesisht e përdorim për qëllime të trajnimit, por edhe si hapsirë për zhvillime dhe hulumtime me rastin e studimit të zgjidhjeve teknike më komplekse. Shumica e hapsirave të brendshme janë laboratore kimike zhvillimore.

Programi JUB Home painter ju lehtëson përzgjedhjen e ngjyrave dhe teksturave në tipet e dhëna si shembuj.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu