"Classic" linjat e bukura dhe të trubullta

Duke përdorur tekniken "Classic" e fitojmë një pamje të bukur të vijave të trubullta të cilat mes vete krijojnë sipërfaqe të butë. Tejkalimet janë të buta dhe me pak linja të ashpra që në këtë menyrë arrihet efekti i thellësisë.

Momentalisht është aktraktiv dhe në modë pamja e betonit të "gjallë" të cilin e fitojmë me anë të nuancave të hirta të Marmurin-it.

 

Teknika "Classic"
Teknika "Classic"

 

 

Mënyra e Aplikimit

Përgatitja

  1. Lyerja bazë: Sipërfaqe e thatë, e fortë, pa njolla, të vajit apo papastërtive të tjera. Duhet siguruar njëtrajtshmëria e ngjyrës në sipërfaqe, sipas nevojës me anë të bazës, në mënyrë që të arrihet nuanca "toni" unik i lyerjes. Duhet përdorur ngjyra e bardhë.
  2. Rrafshimi i sipërfaqes: Jubolin Kit (Jubolin, P25 ose P50), me mistri antikorrezive
  3. Pastrimi i sipërfaqes: Largimi i pluhrave dhe copave me anë të thithjes apo me lopatë të përshtatshme.
  4. Impregnimi: Akril Emulzion (1:1).

Mënyra e Aplikimit

Aplikimi i MARMORIN-it

Vendosja me mistri antikorrezive. Thellësia ~0,1-0,5 mm. Sipërfaqja e aplikuar duhet të jetë përafërsisht 0.5-1 m2. Materiali vendoset në sipërfaqe relativisht në shtresë të hollë. Marmorini me mistri vendoset nëpër sipërfaqe, "shtyhet" në drejtim të skajeve në shtresa të holla. Me anë të kësaj krijojmë lidhjen, ku lidhjet mes shtresave janë jo të dukshme, dhe kalimet janë të buta. Struktura e sipërfaqes pas vendosjes së parë akoma nuk është e dukshme.

Aplikimi i Marmorinit - shtresa e dytë

Në të njejtën mënyrë e vendosim edhe shtresën e dytë të Marmorinit.

 

Aplikimi përfundimtar i Marmorinit

Rrafshimi me mistri antikorrezive. Thellësisa e shtresës ~ 0,1 - 0,5 mm. Marmorini vendoset me shtypje më të madhe të mistrisë në bazë, njëherit krahas vendosjes arrijmë edhe rrafshimin përfundimtar të sipërfaqes. Rrafshimi shtesë me mistri nuk është i nevojshëm, sepse e fitojmë sipërfaqe të bukur, përmes së cilës fitojmë pjesërisht ndjenjën e thellësisë e cila njëkohësisht e finalizon sipërfaqen. Shkëlqimi do të jetë i madh, sepse e gjithë sipërfaqja është shumë e lëmuar dhe e rrafshët që krijonjë ndjesinë e thellësisë. 

Finalizimi

Për mbrojtjen e shtresës përfundimtare përdorim lyerje me Marmorine Shine. E vendosim në Marmorin të terur, e cila duhet të aplikohet ditën e nesërme me leckë sintetike. Për mbrojtje të plotë u sugjerojmë 2x lyerje me Decor Marmorin Shine. Nëse dëshirojmë shkëlqim, duhet të poliratet me leckë sintetike deri tek shkëlqimi i madh.

Mjetet e Punës

Mjetet e Punës

  • Rul
  • Lopatë antikorrezive
  • Mistri e lakuar antikorrezive
  • Leckë
  • Pompë

Materiali

  • JUPOL Gold
  • Jubolin kit P25, P50
  • Akril emulzija
  • Marmorin
  • Marmorin emulzion
Programi JUB Home painter ju lehtëson përzgjedhjen e ngjyrave dhe teksturave në tipet e dhëna si shembuj.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu