Myku në muret e shtëpisë

Në disa prej dhomave por edhe në banjo po më paraqitet myk në mure. Si mund ta heqi mykun?

Përgjigje

Myku i murit paraqitet në sipërfaqet me termoizolim të dobët apo fare pa të si dhe në vendet e urave termike. Përveç termoizolimit të dobët, myku paraqitet në mure për shkak të hidroizolimit të dobët apo për shkak të mosajrosjes së një hapësire të caktuar.

Si të veprojmë

  • Sipërfaqet me myk i pastrojmë me një leckë apo sfungjer të lagtë.

  • Pas tharjes e lyeni me mjet dezinfektues të tretur. Algicid Plus është mjet dezinfektues pa ngjyrë i cili zhdukë algat dhe mykun në sipërfaqet e infektuar të mureve. Ka ndikim në spektrin e gjërë të algave dhe mykut që paraqiten në mure, me çrast algave të gjelbërta në mure iu heq ngjyrën plotësisht. Pasi që ta tundni mirë, masën e aplikoni në mur me brushë apo me rul. Në sipërfaqet shumë të infektuar rekomandojmë aplikimin në dy shtesa. Shtesa e dytë në kushte normale mund të qitet pas 8 deri në 12 orë. Nëse e aplikojmë me spërkatës,Algicid Plus nuk duhet tretur.

  • Hapi tjetër është ngjyrojsa. Dekorimet e reja apo lyerësit mbrojtës mund të aplikohen mbi sipërfaqet e dezinfektuara të thara pas 8 deri 12 orësh të shtresës së dytë të Algicid Plusit. Për lyerjen e sipërfaqeve të dezinfektuara ju rekomandojmë ngjyrën speciale kundër mykut JUPOL Citro, e cila me lyerje e freskon sipërfaqen dhe i jep aromë limoni. Sipërfaqet e dezinfektuara mund të lyhen edhe me JUPOL Classic apo JUPOL Gold, por në këtë rast ju rekomandojmë që ngjyrës t'i shtoni Jubocid që është produkt për parandalimin e mykut të mureve.

 

Si parandalim të paraqitjes së mykut në mure ju rekomandojmë ajrosje të rregullt të hapësirave. Është e rëndësishme që avullit t'ia mundësoni daljen e lehtë jasht, sepse lagështia relative e ajrit në hapsirë nuk guxon ta kalojë 60%. Makinat larëse dhe tharëse të rrobave është mirë të hiqen nga banjo, banjo duhet të ngrohet, si dhe dyert e hapësirave të pangrhura duhet gjithmonë të mbahen të mbyllura. Këto janë vetëm disa udhëzime të përgjithshme për parandalimin e mykut.

Zgjidhjen afatgjatë të problemit me paraqitjen e mykut në mure mund ta zgjidhni me shtimin apo përmirësimin e sistemit termoizolues.

 

Programi JUB Home painter ju lehtëson përzgjedhjen e ngjyrave dhe teksturave në tipet e dhëna si shembuj.
Kontaktet: JUB Kosova sh.p.k., Bregu i Diellit, rr.1, llam.10, nr.1, 10000 Prishtinë, T.: +381 38 551 776, E.: jubkosova@jub.eu