Ngjyra e vitit 2020
Ngjyra e vitit 2020 este LOVE 385A ...
Si ngjyrë e vitit 2020 është përzgjedhur nuanca e të portokalltës së ngrohtë, me shtesë të lehtë të ngjyrës kafe për të na kujtuar tokën e kuqe, çatitë me tulla, gjethet e vjeshtës që ngjallin ndjenjën e ngrohtësisë, nostalgjisë dhe rehatisë.
E portokallta e kuqërremtë është veçanërisht e bukur kur kombinohet me nuanca të ngrohta të të njejtit spektër duke i shtuar edhe pak shkëlqim magjepsës.
Për efekte më delikate, ngjyra e vitit duhet të kombinohet me nuancë të butë bezhë, me produkte druri dhe me dekorime te thurrura.
Për dizajnim të dhomës është përzgjedhur nuanca e portokalltë si ngjyrë shumë falenderuese, pasi sjell ngrohtësi dhe butësi në dhomë duke vënë në pah rehatinë e shtëpisë suaj.
Ngjyra e portokalltë e butë dhe e ngrohtë në interier krijon ambient të këndshëm të papërsëritshëm. Përshkak që përputhet shumë mirë me natyrën, mund të përdoret edhe për ngjyrosjen e sipërfaqeve të vogla në fasadë.