NGROHTËSIA VJESHTORE
Nostalgjia për stinën e vjeshtës vjen me gjallërinë e nuancave të portokallta të ndezura, nuancave të kuqe e të kafta, që mund të ekuilibrohen me nuanca të ngrohta neutrale ngjyrë bezhë për një pamje relaksuese.
Druri i thyer, materialet e thurrura, metale të llustruara me nuanca të ngrohta si dhe butësia e pëlhurave me ngjyra të zjarrta janë perfekte për krijimin e një ambienti të rehatshëm që na ngrohin më shumë në ditët më të shkurta.