"Egeo" Mermer Natyral
Përmes teknikes EGEO e arrijmë pamjen e bukur të sipërfaqës me relief të pasur, i cili përmes këndit të caktuar të vështrimit ose me rënien e ndriqimit sjell në pah sipërfaqe më të dukshme. Struktura mezi e dukshme duket jo e vërejtur, mirëpo mjaft e dukshme sikurse Mermeri Natyral EGEO. Për tekniken EGEO të thjeshtë e përdorim një nuansë të Marmorinit, derisa tek punët më të kërkueshme përdorim nuansa të ndryshme të Marmorinit, të cilat së bashku japin pamjen estetike finale.
Përgatitja e sipërfaqës
- Lyerja bazë: sipërfaqja e thatë, e fortë, pa njolla, pa vajëra dhe pa ndotje të ngjajshme. Të sigurohet njëtrajtshmëria e ngjyrës së sipërfaqes, të lyhet me ngjyrë bazë sipas nevojës, që të arrihet njëtrajtshmëri e nuancës në sipërfaqe. Të përdoret ngjyra e bardhë.
- Rrafshimi i sipërfaqës: Jubolin Kit (Jubolin, P25 ose P50), me mistri antikorrezive.
- Pastrimi nga pluhurat e sipërfaqës: Pastrimi me anë të thithjes ose me lopatë të përshtatshme.
- Impregnimi: Akril Emulzion (1:1).
Vendosja e Marmurinit Me mistri antikorrezive. Thellësia e lyerjës është ~0,1-0,5 mm. Gjërësia e lyerjes duhet të jetë mesatarisht 0.5-1mm, në mënyrë që lyerja të rrafshohet në thellësinë e dëshiruar para tharjes "terjes". Thellësia e lëvizjeve të mistris duhet të jetë 20 - 30cm. Këndet të cilat mbesin me lëvizjen e mistrisë gati sa nuk ekzistojnë, sepse vazhdimisht i rrafshojmë. Kur të thahet lyerja e parë, mundemi të vendosim lyerjen e dytë, i cili është i ngjajshëm me të parin. |
|
Krijimi i Strukturës Me mistri antikorrezive. Mistrinë e pastër e lyejmë me shtresë të hollë të Marmorinit. Thellësia e Marmorinit në mistri është 0.5mm. Mistrinë e vendosim në mënyrë horizontale. Me lëvizje rrethore Marmorini i cili është i vendosur në mistri në formë të gjurmëve jo të rregullta vendosët në sipërfaqe. Me këtë rast nuk e sforcojmë dhe rrafshojmë më tepër se që duhet. Shumë herë shtresa e parë është veç e tharë kur të fillojmë me vendosjen e shtresës së dytë (në mënyrë të njejtë sikur të parën). |
|
Finalizimi Kur sipërfaqja është totalisht e tetur, me mistri antikorrezive i largojmë pjesët e mbetura të cilat mbesin jashtë. Këtë mund ta bëjmë me letërgrrithës (granulim 200-300), por duhet pasur kujdes që të mos rrafshohet sipërfaqja. Duhet larguar pluhuri. |
|
Marmorine Shine Vendosjen e Marmorin Decor Shine e bëjmë me leckë sintetike, me dy lyerje. Kur të jetë terur lyerja e fundit duhet shkelqyer me leckë të pastër sintetike. Para vendosjes Marmorin Decor Shine duhet të rrafshohet, dhe për atë pamja përfundimtare është sipërfaqe e shkëlqyer. |
Mjetet e Punës
- Rul
- Lopatë Antikorrezive
- Mistri e Lakuar Antikorrezive
- Leckë Sintetike - Polipropilen
Material
- Marmorin
- Marmorin Shine
- JUPOL Gold
- Akrilna emulzion
- Jubolin kit (P25, P50)