Mbrojtja e betonit
Betoni është produkti që përdoret më së tepërmi në ndërtimtari. Përdoret për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve si dhe ndërtesave për banim. Betonin e karakterizojnë vetitë si: jetëgjatësia e madhe, veti të mira fizike dhe mekanike dhe aplikimi i thjeshtë. Në arkitekturën bashkëkohore , për qëllime estetike përdoret edhe si shtresë përfundimtare, vjen në forma, ngjyra dhe struktura të ndryshme. Nëse dëshirojmë që betoni ta ruaj funkcionin dhe pamjen, atë duhet ta mbrojmë dhe mirëmbajmë në mënyrë të drejtë.