Për kompaninë
Grupi JUB është një kompani ndërkombëtare që sot përfshin njëmbëdhjetë kompani të pavarura dhe operon në më shumë se dymbëdhjetë tregje në Evropë dhe jashtë saj.

Në grupin JUB janë 569 të punësuar, prej tyre 343 në Slloveni dhe 226 në kompanitë e pavarura dhe jasht tyre (me 31.1.2014). Ka dy pika të prodhimit, në Slloveni dhe në Serbi. Në tregje tjera eksportojmë dhe shesim 75 përqind të produkteve me band name-in tonë.
Krijojmë ambient të ngrohtë shtëpie
"Kemi arritur të jemi prodhues lider për sisteme të ngjyrave dhe fasadave në Evropën qendrore dhe jug-lindore. Blerësve iu ofrojmë zgjidhje të tërësishme të veçanta duke u fokusuar në ndërtim me qëndrueshmëri afatgjate, efikasitet të energjisë dhe në përgjegjësi ndaj ambientit."
Parimi kryesor, si një përgjegjësi ndaj mjedisit, është që në të gjitha fushat e veprimit në kompaninë JUB të shfrytëzohen në mënyrë racionale lëndët e para dhe energjia, si dhe të përdoret energjia e ripërtrirëse. Kështu, shumicën e nevojave tona për energji i mbulojmë nga burimet ripërtrirëse:
- kemi hidrocentral vetanak me kapacitet 180 kW,
- në kulmin e njërës nga objektet e prodhimit kemi panelle solare me kapacitet 201 kWp,
- ndërtesa e qendrës së teknologjiko-hulumtuese gjatë dimrit ngrohet dhe gjatë verës ftohet përmes pompës termike.
Jemi ndër të parët në fushën e veprimtarisë sonë që e kemi fituar certifikatën e mjedisit ISO 14001, krenohemi edhe me certifikatat dhe shenjat e shumta për ambientin (EU Ecolabel, Misioni i gjelbërt dhe të tjera).